Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putinin, për pezullimin e përkohshëm të sanksioneve mbi naftën ruse. Sipas përfaqësues së lartë të BE për politikat e jashtme, heqja e sanksioneve mbi karburantin rus po financon luftën e Moskës. Në një postim në rrjetet sociale, Kallas shprehet se tani nuk është koha për të lehtësuar presionin mbi Rusinë. "Sulmet ruse kanë vrarë mbi 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh.