Godina e Bashkisë Shkodër është sulmuar pasditen e sotme me gurë dhe bombë molotov nga një grup të rinjsh të maskuar. Fillimisht, të rinjtë kanë goditur me gurë godinën e institucionit, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së hyrjes. Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Shkodër.