Top Channel/ Bankat amerikane bëhen bashkë për të shpëtuar nga falimenti. Europa rrit interesat
16/03/2023 21:57

Në Amerikë nuk është lejuar falimenti i një tjetër banke, pasi aksioent e saj ranë me mbi 30% këtë të enjte, pas një efekti kaskadë që nisi nga falimenti i Silicon Valley. Huadhënësi do të marrë 30 milairdë dollar në depozita nga banka tjetër në një përpjekje për të rikthyer besimin te sistemi banker. Katër nga bankat më të mëdha të vendit - JPMorgan Chase, Bank of America, Citigroup dhe Ëells Fargo - ranë dakord të kontribuojnë me 5 miliardë dollarë secila. Goldman Sachs dhe Morgan Stanley do të kontribuojnë me 2.5 miliardë dollarë secila dhe 5 miliardë do merren nga pesë banka të tjera. Plani i shpëtimit për bankën First Republic me qendër në San Francisko është lëvizja më e fundit për të lehtësuar frikën e konsumatorëve dhe investitorëve se industria bankare është në mes të një krize në rritje pas njoftimit javën e kaluar se një bankë e fokusuar në kriptovaluta, Silvergate, po mbyllej. Më herët, gjatë të enjtes, sekretarja e thesarit amerikan Janet Yellen tha përpara Senatit se sistemi mbetet financiarisht i shëndoshë. Në anën tjetër të Atlantikut, Banka Qendrore Evropiane i qëndroi kursit duke rritur normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje, duke iu përmbajtur planit të hartuar nga politikëbërësit edhe pse një nga bankat më të mëdha evropiane po përballet me sfidat e veta. Disa orë para vendimit, gjigandi bankar Credit Suisse mori një litar shpëtimi prej 54 miliardë dollarësh nga banka qendrore e Zvicrës. Pamjet: AFP

Top News – ‘Të teleportuar 20 vjet prapa në kohë’ / Rusët ankohen për ndërprerjen e internetit
19/03 10:24
Top News – Majmuni Punch vazhdon të ‘ngrohë zemra’ / Tërheq turmat në kopshtin zoologjik në Japoni
19/03 10:24
Top News – Shpërthen meningjiti në Britani / Starmer lëshon alarmin, nis vaksinimi urgjent
19/03 10:14
Top News – Bie ekstazia, ‘fluturon’ kokaina / Ja çfarë konsumohet në Evropë, studiohen ujërat e zeza
19/03 10:05
Top News – ‘Izraeli detyroi Trump të sulmojë Iranin’/FBI merr nën hetim ish drejtorin e antiterrorit
19/03 09:59
Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
DIGITALB DIGITALB