Top Channel/ Atentati me silenciator! Dyshohet se ekzekutimi i Kristian Kolës u bë nga vrasës
05/09/2025 15:09

Policia e Shkodrës dyshon se vrasja e të riut Kristian Kola mund të jetë kryer nga vrasës profesionistë, të cilët e kanë miremenduar atentatin. I riu është survejuar nga atentatorët, dhe në ngjarje dyshohet për përfshirjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët mund të kenë njoftuar për lëvizjet e tij. Kola kishte parkuar automjetin e tij përpara hotelit në qendër të qytetit të Shkodrës, ishte futur brenda, kishte takuar disa miq dhe kishte qëndruar aty për disa minuta. Ai ka dalë nga hoteli me një shok, dhe sapo janë përshëndetur me njëri-tjetrin, një motor me dy persona, të veshur me skafanderë, është afruar duke qëlluar disa herë në drejtim të 34-vjeçarit. Dyshohet se autorët kanë përdorur një armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar krisma. Më pas, motori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pa lënë gjurmë. Policia dhe prokuroria dyshojnë se autorët janë profesionistë për shkak të mënyrës se si e kanë kryer krimin në një zonë me shumë lëvizje, kalimtarë dhe klientë, dhe po hetohet për bashkëpunëtorët që mund të kenë njoftuar për lëvizjet e të riut. Ende nuk ka një motiv të qartë për vrasjen, teksa Kristian Kola nuk rezulton të ketë një të kaluar kriminale. Ai, së bashku me babain, kishte një firmë të vogël ku bashkë kryenin punime në ndërtim.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48