Top Channel/ Asambleja e rregullatorëve të medias, në fokus mbrojtja nga pornografia dhe dhuna
01/07/2023 18:41

Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19-të Plenare e Grupit të Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive. Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik. E pranishme në këtë asamble, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, u shpreh mes të tjerave se: “AMA, si rregullator ka të gjithë vullnetin dhe kapacitetin për të përdorur të njëjtët instrumente që aplikojnë rregullatorët e 27 vendeve anëtare të BE-së”. Ajo adresoi një iniciativë, siç e përshkroi, “për forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes rregullatorëve, në një kohë kur fenomenet me të cilat përballemi nuk i njohin kufijtë zyrtarë të Unionit”. Diskutantët e tjerë prekën aspekte që lidhen me platformat dhe mediat sociale, që të garantojnë në radhë të parë një mjedis më të mbrojtur për fëmijët, që ata të mos ekspozohen me pornografinë, dhunën, gjuhën e urrejtjes etj. Në vëmendje mbetet mosdëmtimi i shëndetit të tyre fizik e mendor. Vëmendje mori edhe procesi i rregullimit sa i takon influencuesve dhe vloggers, si një trend i ri i tregut, që duhet vendosur në hullitë ligjore. Punimet e Asamblesë i drejtoi nga Presidenti i Grupit të Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive, Giacommo Lasorrella, që është President i Rregullatorit italian AGCOM. Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit kanë statusin e vëzhguesit në këtë strukturë.

Top News- “Të thirret referendum”, Ali Ahmeti kërkon bashkim: Të heqim njollën e zezë ndaj UÇK
18/09 21:11
Top Channel/ Vidhet shtëpia e kardinal Simonit! Hajdutët grabitën sende me vlerë 30 mijë euro në Itali
18/09 19:56
Top Channel/ Rama, “ultimatum” supermarketeve, Kryeministri: Publikoni të dhënat, jeni nën monitorim
18/09 19:34
Top News – Transparenca me çmimet e ushqimeve. Rama me tregtarët: Ka abuzim në treg…
18/09 19:12
Top News–Universiteti Mesdhetar, diploma të dyfishta në programet Master me Universitetin e Tuscias
18/09 16:47
Top Channel/ Zjarr në një sipërfaqe me barishte në Durrës, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët
18/09 16:15
Top Channel/ Shkallët i bëjnë mirë zemrës. Studimi: Ngjitja e tyre ul me 39% rrezikun e vdekjes
18/09 15:30
Top News – ‘Vendim kafkian!’/ Avokatët e huaj të Veliajt: A ka kuptim kontrolli kushtetues?
18/09 15:29
Top News – Manuali i ri për makinat e përdorura. Vlerësimi me tre burime rrit vlerën e zhdoganimit
18/09 15:28
Top News – Pagat shkojnë sërish në Kushtetuese. Gjyqtarët do të kundërshtojnë edhe ligjin e ri
18/09 15:23
Top Channel/ Dy orë pa seanca në Durrës, kërkohet mbrojtje pas plagosjes së avokatit
18/09 15:23
Top Channel/ Vëllezërit goditen me thikë. Pamjet e sulmit në berberhane dhe përleshjen në lokal
18/09 15:21
Top News – Rama me furnitorët: Ka abuzim me çmimet në treg, e thonë të dhënat e BSH
18/09 15:21
Top Channel/ 12-vjeçarja u abuzua nga të afërmit, e zbuloi shkolla. Arrestohen tezja dhe kushëriri
18/09 15:18
Top Channel/ Veliaj, 19 muaj pa gjykim. Avokatët: A ka ende fuqi kontrolli kushtetues në Shqipëri?
18/09 15:12
Top Channel/ SPAK heton pagat e bllokuara. Shefja e Thesarit merret në pyetje
18/09 15:07
Top Channel/ “O Hashim, ti ku je, UÇK-në këtu e ke”, veteranët vijnë nga Durrësi
18/09 14:59
Top News – Ministri i ri i Brendshëm. Betohet Demo, merr zyrtarisht detyrën në krye të rendit
18/09 14:58
Top News – Paralizohet puna në Gjykatën e Durrësit. Avokatët në protestë për plagosjen e kolegut
18/09 14:47
Top News – Kruja ‘humbet’ Rinasin. Këshilli Bashkiak voton kundër propozimit të reformës
18/09 14:46