Top Channel/ Arsimi larg digjitalizimit, mungon infrastruktura në gjysmën e shkollave
30/09/2025 19:55

Një nga prioritetet e mandatit të katërt është transformimi digjital i arsimit. Por duket se sfidë mbetet infrastruktura dhe aftësia e stafit pedagogjik. Në një pyetësor të Ministrisë së Arsimit, me 332 mësues nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë në 7 bashki, rezulton se gati gjysma e arsimtarëve, rreth 48%, pohuan se shkollat e tyre nuk kanë pajisje të mjaftueshme teknologjike apo kanë probleme të vazhdueshme me lidhjen në internet. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme teknologjike cilësohet si një ndër pengesat që ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e mësuesve për të përfshirë teknologjinë në mënyrë të qëndrueshme dhe krijuese në orët e mësimit, sipas analizës së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Pyetësori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar: “Vetëvlerësimi i mësuesve në fushën e kompetencës digjitale pasqyron një nivel të lartë të aftësive bazike, me mbi 70% të tyre që ndihen të aftë në përdorimin e mjeteve standarde teknologjike. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për integrimin pedagogjik të teknologjisë apo përdorimin kritik dhe krijues të saj, vetëbesimi bie dukshëm.” Në vetëdeklarimin e kompetencave digjitale, vetëm 34% e të anketuarve ishin shprehur se ndjekin trajnime të strukturuara në këtë fushë, çka tregon për një hendek të qartë mes njohurive teknike dhe kompetencave pedagogjike të integruara. Ndikim duket se kanë edhe faktorët demografikë dhe ata profesionalë. Pyetësori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar: “Rezultatet sugjerojnë një lidhje të qartë midis nivelit të kompetencës digjitale dhe faktorëve si mosha, përvoja profesionale dhe profili i mësuesit. Mësuesit më të rinj dhe ata që japin lëndë tekniko-shkencore kanë prirje të jenë më të sigurt dhe më të shkathët në përdorimin e TIK, ndërsa mësuesit më të moshuar dhe të lëndëve shoqërore raportojnë më shumë vështirësi.” Të dhënat e siguruara nga Top Channel tregojnë se rreth 60% e mësuesve raportojnë përdorim të rregullt të TIK në procesin mësimor, ndërkohë që 40% e tyre shfaqin një përdorim më të kufizuar apo rastësor. Përdorimet më të zakonshme përfshijnë kërkimin e informacionit (82%), përgatitjen e materialeve mësimore (79%) dhe komunikimin me nxënësit (63%). Megjithatë, sondazhi nxjerr në pah se përdorimi i teknologjisë për qëllime më të përparuara, si projektet bashkëpunuese apo vlerësimin e vazhduar, mbetet ende në nivele të ulëta te mësuesit.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48