Ish-drejtuesi i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme, August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe tentativë për tradhti ndaj shtetit. Në pranga ka përfunduar edhe një ish-bashkëpunëtor i tij, i cili dyshohet se e furnizonte me dokumente sekrete. August Hanning, njeriu që për shtatë vjet drejtoi shërbimin gjerman të inteligjencës së jashtme, BND, është arrestuar këtë të martë nën dyshimin për spiunazh.