Top Channel/ Arrestohet ish-kandidati për president në Rumani, krahu i djathtë i Kremlinit
26/02/2025 19:55

Ish-kandidati për President të Rumanisë Calin Georgescu vazhdon të tërheqë vëmendjen. Autoritetet e sigurisë së Rumanisë tani e arrestuan ekstremistin e djathtë të afërt me Kremlinit. Këtë e ka konfirmuar ekipi i tij i fushatës. Arsyeja e arrestimit nuk u bë e ditur fillimisht. Zyra e prokurorit ka nisur hetime për Georgescun që nga viti 2024 në lidhje me financimin e paqartë të fushatës elektorale. Siç është raportuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Bukuresht, sot u kryen kontrolle edhe në shtëpitë e mbështetësve të Georgescu në të gjithë vendin. Pamjet televizive dhe fotot e medieve e treguan Georgescun duke hyrë në ndërtesën e zyrës së prokurorisë, i rrethuar nga efektivët e policisë. Kanali rumun i lajmeve Antena 3 CNN raportoi se Georgescu po merrej në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar. Politikani me lidhje të ngushta me Rusinë fitoi papritur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Por pak para raundit të dytë, Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë për shkak të parregullsive në financimin e fushatës. Shërbimet sekrete kritikuan gjithashtu ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore. Georgescu dëshiron të kandidojë sërish në zgjedhjet e reja të 4 majit. Ai është kritik i ashpër i mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende nëse Georgescu do të lejohet të kandidojë. Afati i fundit për miratimin e të gjitha kandidaturave është data 15 mars.

Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17