Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA, duhet të aplikojnë nga vendet e tyre të origjinës. Rregulli ekzistues, i cili u lejonte aplikantëve të ndryshonin statusin e tyre dhe të aplikonin për “green card” teksa banonin në SHBA, tani do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme.