Top Channel/ Ankandi i obligacioneve, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli MF
29/01/2025 19:54

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare emeton letra me vlerë me afat kaq të gjatë për blerjen e borxhit të brendshëm. Ministria e Financave e shpalli ankandin në shumën e 1.5 miliardë lekëve apo 15 milionë eurove. Por, investitorët ofruan pothuajse trefishin e kësaj shume, duke bërë që qeveria të pranojë në finale 1.72 miliardë lekë me një rritje prej 15% nga vlera fillestare për shkak të interesit të favorshëm. Interesi që investitorët do të marrin mbrapsht mbi këtë obligacion qëndroi në nivelin 6.78%, pak më ulët se kuponi fillestar i shpallur në 7%. Në muajin mars qeveria pritet të hapë edhe një ankand tjetër. Obligacionet 20 vjeçare tregojnë një shenjë maturiteti të ekonomisë shqiptare me investitorët që besojnë se parametrat ekonomike të vendit do të vijojnë të jenë të qëndrueshme përgjatë viteve. Gjatë këtyre viteve qeveria ka arritur të ulë nivelin e borxhit publik në 57.5% të PBB-së, ku një faktor kryesor ka luajtur zhvlerësimi i euros, si edhe politikat konservatore të taksave me uljen e deficitit . Qeveria synon ta ulë edhe më tej nivelin e borxhit, ndërsa pagesat për shërbimin e interesit arritën nivele rekord në dy vitet e fundit. Rritja ekonomike e qëndrueshme në nivelin mbi 3% përtej edhe parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, ndihmuar nga turizmi, ka bërë që vendi të jetë Blerja e obligacioneve dhe bonove të thesarit është një nga të paktat forma të investimit në vend, ndërsa investitorët kryesorë janë bankat e nivelit të dytë, ndjekur nga fondet private kryesisht të pensioneve dhe më pas individët. Prej disa vitesh Ministria e Financave ka vijuar të ndjekë një strategji të re për borxhin duke zgjatur maturitetin në mënyrë që të mos ketë probleme me pagesën në terma afatshkurtër dhe duke përfituar nga normat më të ulëta të interesit.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30