Top Channel/ Anija gjermane shpëton qindra emigrantë në Mesdhe, nxirret gjallë foshnja 2 javëshe
27/12/2021 14:55

Brenda tre ditëve, anija gjermane e shpëtimit që lëviz nëpër Mesdhe “Sea Watch 3”, ka arritur të shpëtojë nga rreziqet e detit të hapur qindra emigrantë. Së fundi, ajo shpëtoi 100 emigrantë gomonia e të cilëve ishte duke u fundosur. Ky ka qenë misioni i pestë i shpëtimit brenda tre ditëve të fundit, bënë të ditur organizatorët gjermanë të aksionit të shpëtimit. Në anijën Sea-Watch 3 së bashku me të shpëtuarit e fundit gjenden tani 446 migrantë, mes tyre edhe një foshnjë dy javëshe dhe një grua shtatzënë. Të gjithë të shpëtuarit kanë marrë kujdes shëndetësor, thuhet nga organizatorët.Se në cilin port do të zbarkojnë ata, nuk dihet ende. Në të shkuarën anijet e shpëtimit të organizatave private humanitare duhet të prisnin me ditë derisa të ankoronin në një port europian. Natën e Krishtlindjeve 223 vetë mundën të largoheshin nga anija e shpëtimit "Sea- Eye 4". Pas "tetë ditësh të vështira", bëri të ditur organizata gjermane, Sea-Eye, të shpëtuarit mund të dilnin në portin e Pocalo në Siçili.Kalimi i i Mesdheut konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë për refugjatët. Llogaritet që vetëm këtë vit, 1900 vetë të jenë mbytur apo janë zhdukur në Mesdhe në përpjekje për të ardhur në Europë, por ndërkohë kjo është vetëm shifra zyrtare, pasi dyshohet se numri i vërtetë mund të jetë edhe më i lartë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11