Top Channel/ Anglia hyn në sherr me Irlandën për emigrantët: Skema e Ruandës po i sjell tek ne!
29/04/2024 12:06

Ka ngjallur pakënaqëesi në Irlandë skema e kryeministrit britanik Rishi Sunak lidhur me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë. Ministra britanikë e irlandezë pritet të zhvillojnë sit një takim mbi pretendimet në rritje se në mesin e lëvizjeve të Londrës zyrtare, shumë azilkërkues po përfundojnë sakaq në tokën irlandeze. Shifrat e fundit tregojnë se për shkak të një ndryshimi në modelet e emigrimit, më shumë se 80 për qind e njerëzve që aplikojnë për azil në Irlandë hyjnë nga kufiri tokësor me Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, shkruajnë mediat vendase. Ministri britanik i Punës dhe Pensioneve i Britanisë, Mel Stride deklaroi sot se “po shohin shenjat e hershme të efektit parandalues, për të cilin është i gjithë qëllimi i projektligjit të Ruandës. Njerëzit kanë filluar të largohen nga Britania e Madhe e po shkojnë në Republikën e Irlandës”, pohoi ai duke shtuar se “është e qartë që tani dotë ketë diskutime midis qeverisë sonë dhe qeverisë së tyre.” Kjo situatë vjen në një kohë kur sic raporti The Guardian, policia angleze do të nisë nga dita e sotme të ndalojë azilkërkuesit e identifikuar për deportim në Ruanda, që do të thotë se një gjë e tillë do të ndodhë më herët nga sa ishte planifikuar. Kryeministri irlandez Simon Harris e bëri të qartë se Irlanda nuk do të kthehet në zgjidhjen e sfidave të emigracionit të vendeve të tjera. Ndërkohë, shifrat e publikuara rishtazi nga Home Office tregojnë se më shumë se 7,000 njerëz kanë mbërritur me varka të vogla në Britani nga 1 janari deri në fund të prillit – një numër rekord për periudhën katërmujore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55