Top Channel/ Alkool, celularë dhe drogë në burgun e Fierit, nis hetimi ndaj disa zyrtarëve
23/05/2026 20:20

Në vijim të informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të përbashkëta midis Agjencisë së Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për goditjen e paligjshmërisë në Sistemin Penitenciar, sot më datë 23.05.2026 u kryen kontrolle në IEVP Fier. Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta. Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale. Në përfundim të veprimeve proceduriale në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, OPGJ të AMSEVP kreu: ● Arrestimin në flagrancë të shtetasit I.B pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementët e figurës së veprës penal “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i paraburgosur në këtë IEVP për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake “ parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal. ● Arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M. pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajta e sendeve të ndaluara në IEVP,” parashikuar nga neni 283 dhe 324/a i K. Penal. Aktualisht ky shtetas është i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të ” Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. ● Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar neni 248 i Kodit Penal, për punonjësit e IEVP Fier: 1-Ardian Hysi Shefi i policisë në IEVP Fier, 2-Ndriçim Hasa Shefi i regjimit te brendshëm , 3- Ajet Meçe specialist policie, 4- Arif Meli kontrollor 5- Orgest Kaja kontrollor 6- Romir Zaimi kontrollor.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52