Top Channel/ Aksident fatal në Vlorë, e reja italiane godet nga pas kamionçinën, humb jetën shoferi
01/09/2025 19:48

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e të hënës në autostradën Fier-Vlorë, me pasojë vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja u shënua pranë fshatit Panaja, kur një makinë goditi nga pas një kamionçinë dhe drejtuesi i kësaj të fundit, 62-vjeçari Ferdinant Hasani, humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, duke ndërruar jetë në vendngjarje. I plagosur rëndë mbeti edhe pasagjeri i kamionçinës, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Forca të shumta policore dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, që mbeti i bllokuar në mjet. Zjarrfikësit prenë pjesën metalike të kabinës së kamionçinës, që ishte shkatërruar plotësisht nga përplasja, dhe nxorën trupin e pajetë të 62-vjeçarit. Ndërkohë, nga hetimet e policisë në vendngjarje rezultoi se në makinën që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy shtetas të huaj, ku drejtuese ishte një vajzë 28-vjeçare, e cila është shoqëruar në komisariat. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.

Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43