Origjina e koronavirusit mund të mbetet përfundimisht një mister për njerëzimin. Agjensitë amerikane të zbulimit pohuan se ndoshta nuk do të munden të identifikojnë se nga erdhi sëmundja: u transmetua nga kafshët tek njeriu, apo doli nga ndonjë laborator. Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) tha në një raport të deklasifikuar se origjina natyrore apo prejardhja nga një laborator janë që të dyja hipoteza të mundshme se si SARS-COV-2 arriti të infektojë njerëzit.