Një asteroid me madhësinë e tre fushave të futbollit do të kalojë pranë Tokës brenda tre vitesh, duke ofruar një mundësi të rrallë për shkencëtarët që ta studiojnë nga afër këtë kolos hapësinor. I mbiquajtur Apofis, sipas hyjnisë egjiptiane të njohur si “Zoti i kaosit”, asteroid pritet t`i afrohet planetit tonë më 13 prill 2029, njofton NASA.