Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, largoi nga detyra ambasadoren e Uashingtonit në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Vetëm një orë pasi Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e ambasadores, kjo e fundit njoftoi vendimin në rrjetin social “X”, ku shprehej falënderuese dhe mirënjohëse ndaj presidentit Trump, që i besoi drejtimin e diplomacisë në Greqi.