Top Channel/ Abi Bank feston 10-vjetorin, Banka Amerikane raporton rritjen më të lartë në 10 vitet…
22/09/2025 12:20

Banka Amerikane e Investimeve festoi 10 vjetorin e saj në ambientet e Pallatit të Brigadave. Që prej vitit 2015, ABI Bank është rritur 10 - fish dhe në fund të vitit 2025 pas bashkimit me NOA pritet të arrijë në 2 miliardë dollarë. Me pothuaj 1000 punonjës, grupi ABI Bank që përfshin edhe NOA, raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar në 10 vitet e fundit dhe fitimshmërinë më të lartë në tre vitet e fundit. Në eventin e mbajtur me rastin e përvjetorit, Z. Igli Sulaj falenderoi klientët, punonjësit dhe të ftuar të nderit mes tyre Guvernatorin e Bankes së Shqipërisë Z. Gent Sejko, Ministren Delina Ibrahimaj, dhe Chargé d'Affaires të Ambasadës Amerikane në Shqipëri Znj. Nancy VanHorn. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fjalimin e tij tha se “pas një periudhe 10-vjeçare, mund të themi me bindje se strategjia e ndjekur nga ABI Bank, sado sfiduese që konsiderohej në fillim, ka rezultuar plotësisht e suksesshme, si për investitorët, ashtu edhe për promovimin e një konkurrence të shëndetshme në treg”. Ministria Delina Ibrahimaj vlerësoi leadershipin, rolin dhe vizionin e ABI Bank në zhvillimin e ekonomisë shqiptare me fokus investimet në sektorin e turizmit shumë përpara se ky sektor të arrinte suksesin e viteve të fundit. Kathryn Swintek, kryetare e bordit të ABI Bank dhe Greg Katz, përfaqësues i NCH Capital, një fond investimesh amerikan që vazhdon të investojë në Shqipëri prej pothuaj 20 vitesh, shprehen vlerësimin për suksesin e ABI Bank si dhe besimin në zgjerimin e mëtejshem të aktivitetit të NCH në rajon. Ai theksoi se ABI ka mbështetur kauza sociale dhe ka sjellë zgjidhje inovative për bizneset vendase. Andi Ballta, CEO i ABI bank u fokusua në rëndësinë që kultura e ABI Bank ka luajtur në suksesin e bankës. Ai tha se ABI Bank do të vazhdojë të investojë në turizëm, bono korporative lokale dhe monedhën shqiptare si dhe mbështetje në aktivitete bamirësie, art, kulture dhe sport. ABI Bank është investimi më i madh amerikan në Shqipëri me total kapital rreth 200 milion dollarë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06