Me riardhjen në pushtet të talebanëve , Afganistani kthehet 20 vite prapa. Por ndërsa talebanët pritet të vendosin sërish diktatin, pjesa më e rrezikuar e popullsisë atje janë gratë dhe vajzat. Kur talebanët qeverisnin Afganistanin në1990 vajzat atje ishin të ndaluara të shkonin në shkollë. Nën regjimin e militantëve, gratë nuk lejoheshin të punonin jashtë shtëpisë ose të dilnin në publik pa një mbulesë trupore gjithëpërfshirëse dhe pa një burrë që i shoqëronte ato.