Top Channel/99 mijë € resorti e 18 mijë € shpenzime mjekësore në Austri/Transaksionet Meta-Kryemadhi
27/10/2024 15:21

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion listohen trajtimet mjekësore të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, në Austri. Sipas SPAK, ndërhyrjet me kosto të larta, ata nuk i kanë deklaruar. Hetimet në lidhje me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dite nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në funksion të hetimit lidhur me objektin e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri dhe shtetasit Idajet Beqiri, u bë verifikimi i pretendimeve të kallëzuesve, se këta shtetas kanë fshehur shpenzimet lidhur me trajtimet mjekësore dhe estetike që kanë kryer në klinika jashtë vendit dhe konkretisht Me shkresën që mban datën 10 Tetor 2022 i është kërkuar autoriteteve gjyqësore- austriake, të dhënat dhe dokumentacionin shëndetësor që lidhet me pacientët Ilir Metaj (Meta), Monika Kryemadhi, Bora Metaj, Besar Metaj dhe Era Metaj, të dhënat për dokumentacionin financiar duke përfshirë fatura shpenzimi, mandate arkëtimi, mandate bankare, identifikim të numrave të llogarive bankare nga ku janë bërë transfertat, informacion mbi mbajtësin e llogarive bankare, etj. Këto të dhëna u kërkuan të merren pranë një klinike private dhe në spitalin shtetëror të Vjenës. Në përgjigje të letërporosisë Prokuroria e Vjenës ka përcjellë dokumentacion me të dhënat si vijon: Në bisedën e datës 9 Nëntor 2014 që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Mirza Alibegajn nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, i kërkon që të presë biletën e avionit vajtje-ardhje për Ilir Metën. Nga këqyrja e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Ilir Metës dhe Mirza Alibegaj rezultoi se Meta ka dalë nga Shqipëria në datën 11 Nëntor 2014, duke udhëtuar me linjën Austrian Airlines, dhe është kthyer në datën 16 nëntor 2014 me Austrian Airlines. Nga verifikimi i llogarive bankare që Monika Kryemadhi ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk rezulton asnjë pagesë në vlerën 7.984 Euro në vitin 2014. Iu kërkua autoriteteve gjyqësore te Republikës së Austrisë, thotë SPAK informacion mbi shpenzimet financiare te kryer në qendrën Lanserhof nga Monika Kryemadhi, Ilir Metën e fëmijët gjatë periudhës 21 mars 2013-16 maj 2013, ndërkohë që një pjesë e shpenzimeve me shumë mbi 300 mijë lekë duhet të deklaroheshin si zë më vete.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16