Top Channel/ “73 vite burg e i lirë në Shqipëri”, Xhelo u plagos në përplasjen me policinë greke
23/05/2026 22:07

Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga policia greke si Alesio Xhelo, ka mbetur i plagosur rëndë pas një përplasjeje me armë me efektivët e policisë greke në zonën e Mikrolimanos, në Athinë. Sipas autoriteteve greke, ai rezulton një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me mbi 73 vite burg për një sërë veprash të rënda penale. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 23 majit 2026, kur efektivët e Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, në kuadër të kontrolleve në biznese të zonës së Mikrolimanos në Pire, konstatuan një person të dyshimtë jashtë një dyqani. Sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë greke, sapo pa policët civilë, 42-vjeçari tentoi të largohej me automjet. Policia bën me dije se efektivët i kërkuan të ndalonte, por ai nxori armën dhe ia drejtoi një polici, me synimin për ta përdorur. Në ato momente, një tjetër efektiv hapi zjarr me armën personale, duke e plagosur dhe neutralizuar shqiptarin. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin “Atikon”, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa burime mjekësore raportojnë se gjendja e tij është shumë e rëndë. Sipas hetimeve paraprake, 42-vjeçari përdorte disa identitete, mes tyre Astrit Hasani, Titi Jorgo, Niko Niku, Hasan Hastani dhe Xhelo Hasani. Autoritetet greke deklarojnë se ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij kishte një “Red Notice”, si edhe urdhër arresti europian për vepra të tilla si tentativë vrasjeje, grabitje të armatosura, rrëmbim, arratisje nga burgu, organizatë kriminale, përdhunim, armëmbajtje pa leje dhe pengmarrje të një polici. Në kontrollin fizik ndaj tij, policia greke gjeti dy pistoleta të mbushura dhe një revolver, ndërsa arma që iu drejtua efektivit kishte plumb në fole dhe një karikator me 32 fishekë. Gjithashtu, pranë vendit ku u pikas fillimisht u gjet një çantë shpine me lëndë narkotike dhe 6 granata dore, çka solli ndërhyrjen e njësisë speciale për asgjësimin e eksplozivëve. Nga të dhënat e autoriteteve greke rezulton se shqiptari ishte arrestuar jashtë Greqisë në vitin 2019 dhe kishte vuajtur dënimin në Shqipëri deri në vitin 2025. Në Shqipëri, ai ishte arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje, vetëm pak muaj pasi ishte arratisur nga një burg grek. Më pas ishte mbajtur në “arrest shtëpie” në Fier, nën mbikëqyrjen e forcave speciale. Në mars të vitit 2025, ai ishte arrestuar sërish pasi akuzohej se kishte fyer dhe kanosur një efektiv të FNSH-së gjatë detyrës, por u lirua pak muaj më vonë. Në rrjetet sociale, ai publikonte video nga momenti i lirimit dhe më pas rezulton të ketë qëndruar në Sarandë, sipas postimeve të bëra në platformën “TikTok”. Hetimet për ngjarjen po vijojnë nga strukturat e anti-krimit të Drejtorisë së Policisë së Atikës.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00