Top Channel/ 50 mijë vdekje nga vapa në Evropë, vdekshmëria më e lartë në Greqi, Itali e Spanjë
12/08/2024 18:59

Moti i nxehtë i shkaktuar nga ndotja e karbonit vrau gati 50.000 njerëz në Evropë vitin e kaluar, pasi kontinenti i vjetër po ngrohet me një ritëm më të shpejtë se pjesët e tjera të botës, sipas një studimi të fundit. Të dhënat publikohen teksa zjarret kanë përfshirë pyjet jashtë Athinës, ndërsa Franca lëshoi paralajmërime për nxehtësinë dhe Britania e Madhe u përball me ditët më të nxehta të vitit. Mjekët e quajnë nxehtësinë një "vrasës të heshtur" sepse ajo merr shumë më tepër jetë sesa mendojnë shumica e njerëzve. Shkalla e vdekshmërisë në vitin 2023 do të ishte 80% më e lartë nëse njerëzit nuk do të ishin përshtatur me temperaturat në rritje gjatë dy dekadave të fundit, sipas studimit të botuar në Nature. Përpjekjet për të përshtatur shoqëritë ndaj valëve të të nxehtit kanë qenë efektive, tregon autorja kryesore e studimit, epidemiologia mjedisore, Elisa Gallo. "Por numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë është ende shumë i lartë”, paralajmëroi ajo. “Evropa po ngrohet me dyfishin e normës së mesatares globale”. Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata dhe më të zakonshme pasi njerëzit kanë djegur lëndë djegëse fosile dhe kanë shkatërruar natyrën, duke bllokuar atmosferën me gazra që veprojnë si një serë dhe ngrohin planetin. Në nivel global, viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar dhe shkencëtarët presin që 2024-ta të zërë vendin e vitit të kaluar. Shkencëtarët zbuluan se vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë në vitin 2023 ishte më e larta në Greqi, me 393 vdekje për një milion njerëz, e ndjekur nga Italia me 209 vdekje për një milion dhe Spanja me 175 humbje jetësh.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50