Top Channel/ 40 vjet luftë me Turqinë, “dorëzohen” kurdët: PKK shpall armëpushimin!
01/03/2025 14:54

Pas 40 vitesh konflikti me Turqinë, militantët kurdë shpallën armëpushimin. Dy ditë më parë, lideri i tyre i burgosur, Abdullah Oçalan deklaroi se grupi duhet të ulë armët, dhe kaq u desh që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të dilte me një deklaratë ku thuhej “ se sot hyn në fuqi pushimzjarri më qëllimin t`i hapët rruga zbatimit të thirrjes së udhëheqësit tonë për paqe dhe për një shoqëri demokratike”. “Asnjë nga forcat tona nuk do të ndërmarrë veprime të armatosurve, përveç nëse sulmohen”, nënvizohej në deklaratë, ku kërkohej gjithashtu lirimi i Ocalanit nga burgu. Militantët kurdë kanë luftuar për 4 dekada për një shtet të pavarur apo për autonomi, sidomos në lindje të Turqisë. Nga qelia e tij në Turqi, ku mbahet që prej vitit 1999, Ocalan, tha se është koha të ulen armët, apel ky i cili u përshëndet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, si nisje e një faze të re në fushatën e Ankarasë për të pasur një shtet “pa terrorizëm”. Forcat kurde, YPG, që udhëhoqën luftëtarë të mbështetur nga SHBA-ja në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, pohuan megjithatë se mesazhi i Ocalanit nuk vlen për ta. Ankaraja prej një kohe të gjatë e ka akuzuar YPG-në si të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Ocalani e themeloi PKK-në më 1978 dhe 6 vjet më vonë, nisi një kryengritje të armatosur të përgjakshme, gjatë të cilës, ndër vite llogaritet të jenë vrarë mbi 40.000 persona.

Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13