Mund të duket absurde, por ndodhi vërtet në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara: 40 vetë u përfshinë në një sherr masiv në një restorant të shtetit amerikan, dhe gjithcka nisi vetëm për një biftek. Pakënaqësia e shprehur nga disa klientë u bë shkas që të ngrihet zëri, e më pas, nuk vonoi shumë që të kalohej edhe në konfrontim fizik. Klientë e anëtare të stafit përfunduan duke u zunë me njëri-tjetrin me grushte, karrige e sende të tjera të forta.