5 prilli 2022 shënon 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës prej forcave të ushtrisë serbe. Në këtë ditë, në 1992, u regjistruan dhe viktimat e para të snajperistëve serbë: Suada Dillberovic dhe Ollga Suçic, të vrara në në një urë të qytetit, që sot mban emrin e tyre. Majin e vitit të kaluar, prokurorët bohsnjakë të luftës nisën një hetim pas publikimit të një videoje e cila tregonte snajperistë serbo-boshnjakë duke shënjestruar viktimat. Filmimet e postuara nga gazetari francez Philippe Buffon, tregonin sesi njëri prej tyre godiste dhe pastaj mburrej duke thënë se “kishte qëlluar dikë në kokë”.