Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03/2026 19:59

Ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke dënuar mbylljen e kësaj rruge jetike detare nga ana e Iranit. “Shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të garantuar kalimin e sigurt përmes ngushticës”, thuhet në dokumentin e nënshkruar tashmë nga 22 vende. Nisma fillimisht u ndërmor nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia; ndërkohë i janë bashkuar Kanadaja, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania dhe Lituania, si edhe Australia, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe pse kanë shprehur gatishmërinë e tyre për zhbllokimin e Hormuzit, shtetet që i janë bashkuar kësaj nisme, nuk kanë shprehur konkretisht se në cilën formë do të angazhohen. Ditët e fundit, aleatët e NATO-s janë kritikuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka etiketuar ata 'frikacakë', për shkak se kanë vendosur të mos angazhohen ushtarakisht në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Trump kërkoi edhe nga Kina një angazhim në këtë zonë, duke argumentuar se nuk janë SHBA ato që përfitojnë nga transporti detar i karburantit që kalon nëpër Hormuz, por janë kryesisht vendet evropiane dhe Pekini zyrtar.

Top Channel/ Deputeti Igli Cara: Rama nxit konflikt mes protestuesve dhe bizneseve
26/11 17:24
Top Channel/ Deputetja, Aliolli: Gjobat nuk zgjidhin asnjë problem e qytetarëve që dalin në rrugë
26/11 17:05
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Ligji për tubimet ‘ndez’ Kuvendin/ PS e PD harrojnë buxhetin, debate për aktin normativ
26/11 16:19
Top Channel/ Deputeti Luan Baçi: Protesta është e drejtë e qytetarëve, akti normativ i turpshëm
26/11 16:17
Top Channel/ Dënohet nëna e Kryemadhit, i pafajshëm Xhixho, rrëzon kërkesa për sekuestro vilës
26/11 15:24
Top News – PS nxjerr te opozita Spiropalin. Pas përjashtimit i ndryshon vendin në sallën e seancave
26/11 15:23
Top News- Shiste drogë pranë shkollave/Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër
26/11 15:23
Top Channel/ 114 vjet nga pavarësia e Tiranës, patriotët ngritën flamurin në Tiranë përpara Vlorës
26/11 15:23
Top News – Burrë e grua pastronin paratë e drogës, SPAK çon për gjykim dosjen me 10 të akuzuar
26/11 14:49
Top News – “Kryeministri nuk është specie në zhdukje”, Alizoti për aktin normativ ndaj protestuesve
26/11 14:42
Top Channel/ Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama në Kryeministri
26/11 14:36
Top News – 100 orë punë në komunitet. GJKKO dënon kryebashkiakun për blerje votash në 11 maj
26/11 14:30
Top News – ‘Niko, a dëgjon nga veshi i majtë?!’. Korreshi përplaset me Peleshin
26/11 14:16
Top News – Balla del ‘i pastrehë’: Apartamentin e ka banka, kam kredi deri në vitin 2044
26/11 14:15
Top News – ‘Përshpejtoni reformat’. Ambasadorja e BE – Integrimi sjell rritje ekonomike
26/11 14:14
Top News – Rivlerësimi i pronave me 5 për qind. PS kërkon zgjatjen e afatit të ligjit me një vit
26/11 13:14
Top Channel/ ‘Durrësin e kthyet në një qytet me pallate’, Zhupa: Shembulli si ndahen pasuritë…
26/11 13:14
Top News-PD kërkon kohë për ‘Zgjedhoren’/Tani u kujtuat zotrote’, PS refuzon kërkesën: Uluni punoni
26/11 13:13
Top Channel/ Xhama të thyer, pamje nga shpërthimi në Lezhë, lënda plasëse u hodh në verandën e…
26/11 12:54