Arti mund të jetë instrument i vyer në mbështetje të fushatës së sensibilizimit mbi ndryshimet klimatike, dhe vepra fotografike e Spencer Tunick këtë radhë pati pikërisht një qëllim të tillë. Fotografi amerikan, i njohur për instalacionet e tij me qindra trupa të zhveshur, mblodhi këtë radhë 200 vetë në Detin e Vdekur, në afërsi të qytetit izraelit të Aradit. Pjesëmarrësit, që të gjithë vullnetarë, ishin lyer kokë e këmbë me bojë të bardhë, për t`u shndërruar në këtë mënyrë në figura që simbolizonin kokrrat e kripës.