Top Channel/ 18 familjarë donin të kalonin të gjithë bashkë në ‘check in’,pamje nga sherri në Rinas
24/09/2025 20:36

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 shtatorit. Gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin. Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur. “Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast. Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin. Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta”, sqaron policia.

Top Channel/ Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, ndërron jetë një pasagjere
05/10 20:15
Top News- Tymi mbulon Peqinin, flakët shkrumbojnë shkurre e barishte…
05/10 19:59
Top Channel/ Arrestohet për korrupsion burri i ish-drejtueses së Postës në Durrës
05/10 19:52
Top Channel/ Pensionet, kontributet shtesë. Qeveria shqyrton rillogaritjen për ata që punojnë ende
05/10 19:50
Top Channel/ Wendt takon kreun e SPAK e BKH, mesazhi i ambasadorit amerikan: Luftoni krimin!
05/10 19:40
Top News- Trump jep porositë për SPAK, ambasadori Wendt takim ‘kokë më kokë’ me Brahon
05/10 19:13
Top Channel/ “Kjo qeveri duhet të largohet”, Xhixho në Kuvend: Qytetarët duhet të protestojnë, për…
05/10 17:51
Top Channel/ “U puth Vlora me Gysin, aty po i rreh shqiptarëve”, Korreshi: Flasim kot në gam-gam
05/10 17:50
Top Channel/ Tensione në Kosovë, protestuesit kthejnë me forcë në Kuvend deputetin e Vetëvendosjes
05/10 17:42
Top Channel/ Blushi në seancën plenare: Iu ftoj shqiptarët në 8 tetor të vijnë në këtë shesh
05/10 17:39
Top Channel/ “Zjarrfikësit kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, Pacaj: Jeni njëshë, çuna
05/10 17:35
Top Channel/ Vokshi në Kuvend: Rama ka ndërtuar një shtet të kapur
05/10 17:08
Top Channel/ “Urime për studentët”, Malaj: Mos dëgjoni asnjë propozim për bojkot, por ndiqni ëndrrat
05/10 17:00
Top Channel/ “Kuvendi nuk duhet ta injorojë protestën”, Leskaj: Ne duhet të përqendrohemi tek…
05/10 17:00
Top Channel/Shërbimi sekret: Gjermania drejt konflikti me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi!
05/10 16:52
Top Channel/ Rubio vjen në Europë: Në fokusin e turneut, Rusia dhe Lindja e Mesme!
05/10 16:52
Top Channel/ Vokshi në Kuvend: Rama ka ndërtuar një shtet të kapur
05/10 16:47
Top Channel/ “Rama ku do që të shkelë e presim me protestë”, Zhupa: Ai duhet të japë dorëheqjen
05/10 16:40
Top Channel/ “Krimi e përdor shtetin”, Spahia në Kuvend: Shqipëria duhet t’ua kthejë shqiptarëve
05/10 16:39
Top Channel/“Jo shpopullimit të Shqipërisë”, Mziu në Kuvend: Shkrirja e 15 bashkive, pa asnjë kriter
05/10 16:39