Top Channel/ 13 vjet pa Tanin! Por ëndrrat e tij vazhdojnë të realizohen në Top Media
23/05/2021 12:06

Top Media përkujton sot themeluesin dhe ëndërrimtarin që bëri realitet një perandori mediatike e cila ende sot vazhdon të realizojë vizionin e Dritan Hoxhës. Çdo 23 maj nuk kujtojmë humbjen, por jetën e “Tanit të Topit”që e nisi filloi rrugëtimin mediatik me krijimin e Top Albania Radios në vitin 1998. Më pas revolucioni erdhi me lindjen e Top Channel, platforma e të gjithë shqiptarëve që bashkon e sot e kësaj dite shqipfolësit kudo që janë. Digitalb dhe Gazeta Shqip do të zgjeronin perandorinë mediatike të Top Medias. Thonë se ëndrrat shpesh janë të parealizueshme, por për Dritan Hoxhën nuk pati të tilla. Ai kërkoi ato më të mëdhatë, më të jashtëzakonshmet, në dukje më të largëtat, që nuk kishin lidhje vetëm me jetën, pasionin apo dëshirat e tij, por me ato të të gjithë shqiptarëve. Dritani nuk ndalej sepse për të bota shqiptare kishte një rëndësi të veçantë, një rëndësi që e mori hap pas hapi Top Channel ekrani i të gjithë shqiptarëve. Top Channel vrapoi me Dritanin, me botën dhe pasionin e tij, me dëshirën për tu rritur e rritur e për të ecur së bashku pa u ndalur. Dritan Hoxha ishte i tillë, i pandalshëm, e me një vizion që pak kush e kishte, e që e pasqyroi tërësisht në çdo gjurmë të tijën. Top Channel vijon të ndjekë ëndrrën e tij, ëndrrën e një gjiganti, e një njeriu që tregoi se gjithçka është e mundur nëse e do vërtetë e me zemër. Ndaj edhe sot në 13 vjetorin e humbjes së tij, vazhdon të vrapojë, të rritet, të sfidojë e kërkojë më të mirën sepse ashtu siç lindi dikur me pasionin, talentin e cilësinë e një njeriu , ashtu qëndron edhe sot në shtëpinë e çdo shqiptari. Dritani apo Tani siç e thërrisnin të gjithë është këtu, në frymën e papërsëritshme të një njeriu që sfidoi ëndrrat.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39