To Channel/ Covid 19, Gjermania tërheq “frenën e emergjencës”
13/04/2021 17:50

Ekzekutivi gjerman vendosi të tërheqe frenën e emergjencës në betejën kundër rritjes së rasteve të Covid 19, dhe në vend të një sistemi “me arna”, t`i kalojë vendimet në një dorë të vetme. Anëtarët e kabinetit aprovuan ndryshime ligjore që i japin më shumë pushtet qeverisë federale për zbatimin e rregullave anticovid në landet gjermane. Këto ndryshime, duhet të marrin tani OK-in përfundimtar në parlament. Nëse aprovohen, ato nënkuptojnë se cdo rajon i cdo landi me një incidencë të lartë të rasteve të Covid 19 do të duhet të zbatojë rregullat uniforme të vendosura nga qeveria e Angela Merkelit. Nëse të gjitha landet do ta kishin respektuar "frenën e emergjencës” në rast të rritjes së infektimeve, atëherë nuk do të ishte problem një rishpërndarje e kompetencave në luftë kundër pandemisë. Fjala ishte për rikthimin e kufizimeve, nëse shifrat e infektimeve me Corona në rajone të caktuara do të kalonin një vlerë të caktuar. Në raste nevoje madje do të vendosej edhe ora e ndalimqarkullimit. Por në shumë raste, frena nuk u shkel dhe tani federate e landet së bashku, ranë dakort të ndryshojnë ligjin për mbrojtjen nga infeksionet. Për Gjermaninë nuk është gjë e vogël ndryshimi i kompetencave të federatës dhe landeve. Landet me kompetenca të fuqishme dolën si një mësim nga koha e nacionalsocializmit, kur u mësua se asnjëherë më nuk duhej të qeverisej në mënyrë centraliste pa kufizim. Por rezultati i gjendjes aktuale ishte që vendi përfundoi si një qilim “me arna”, me masa të ndryshme nga landi në land dhe konkurrencë landesh për politikën e duhur kundër koronavirusit, herë lirim masash, e herë ashpërsim të fortë.

Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44