Tesla e Elon Musk nuk shkon rastësisht në Gjermani
14/11/2019 18:06

Tipike e Elon Musk: Gati si pa u vënë re, ai jep një lajm të rëndësishëm: ndërtimin e një fabrike të re të Teslas në rrethinat e Berlinit. Le të përfytyrojmë, sikur aeroporti i kryeqytetit, Berlin ka filluar nga puna. Fabrika e re të Teslas mund të ishte ndërtuar edhe në hapësirat e aeroportit të deritanishëm, në Berlin. Por me sa duket katastrofa e ndërtimit të aeroportit të Berlinit është përfolur edhe në nivelet e krerëve të Teslas, se Elon Musk aktiv dhe jo pak i kontestuar, nuk harroi ta hidhte një thumb: me siguri që do të kemi një temp më të shpejtë se planifikuesit e aeroportit, tha ai. Kjo fabrikë, që quhet gigafactory – Elon Musk do gjithmonë gjëra bombastike-, pritet të ndërtohet në Grünheide. Askush nuk e njeh Grünheiden si vend, por ky ndodhet në juglindje të Berlinit në landin e Brandenburgut. Kush mban çelësin e thesarit në Berlin mbetet duarbosh. Me shpejtësi Megjithëse Berlini brohoritet, trofenë e ka në dorë Brandenburgu. Por kjo nuk i intereson shumë Elon Musk. Ose ai nuk ka shumë besim tek berlinezët, se janë shumë të shpejtë, pasi edhe Berlini kishte po ashtu hapësira të bollshme në dispozicion për të ndërtuar fabrika, sidomos në pjesën lindore të tij. Musk e ka me nxitim ndërtimin e fabrikës së re: Sepse edhe prodhuesit gjermanë të automjeteve i kanë kuptuar shenjat e kohës, dhe kanë filluar garën e prodhimit të automjeteve elektrike. E me siguri Elona Musk e ka ditur, se Volkswageni për shembull para më shumë se një jave dha sinjalin e ndërtimit të një fabrike për automjetet elektrike në Zvikau, në Saksoni. Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, pas ngritjes së fabrikës në vitin 2021, synon të prodhojë në vit 330.000 automjete elektrike. Jo vetëm kaq: Edhe dy fabrika të tjera të VW-s në Gjermani kanë filluar me ndryshime në këtë drejtim, ndryshime që prekin edhe fabrikat në Kinë apo SHBA. Nëse prodhuesit gjermanë të automjeteve qesëndisnin dikur Teslën si një markë që do të jetë e madhe, por më vonë një konkurrente serioze, tani situata ka ndryshuar. Tesla ka probleme me prodhimin në seri, dhe tërheq pas vetes një mal gjigand me borxhe. Tani kur me Volkswagenin, krahas Toyotas, ngjitet në skenën e automjeteve elektrike një gjigand i tillë prodhues (megjithëse me vonesë), fillon një konkurrencë e fortë për Teslan. Prandaj vendimin e Teslas për një fabrikë në Gjermani mund ta kuptosh si thirrje për duel. Vende të reja pune në kohën e duhur Edhe në segmentin e automjeteve të shtrenjta, ku Tesla është lidere, konkurrenca i vjen këtij koncerni po nga Gjermania. Porsche (me Taycan), Audi (Seria E-Tron ) apo Daimler (Mercedes EQC). Edhe në Kinë, ku Tesla brenda 10 muajsh ngriti një gigafactory-fabrikë të re dhe ku prodhimi ka filluar ka konkurrencë të madhe, Byton, Wey dhe Hongqi janë gati për startim. Me vendimin e Teslas për Gjermaninë, gara për vendin e parë hegjemoninë e automjeteve elektrike hapet zyrtarisht pikërisht në vendin, ku u shpik automjeti me motor djegës. Megjithëse ka shumë pyetje ende të hapura, ky është para së gjithash një lajm i mirë për njerëzit në rajonin e Brandenburgut: mijëra vende të reja pune do të hapen, një vendim që vjen në kohën e duhur. Sepse në jug të fabrikës së planifikuar, në Lausitz pritet të shkurtohen po ashtu mijëra vende pune, për shkak të vendimit për t’i dhënë fund prodhimit të qymyrit. E që tani kanë filluar bastet: kush do të hapët më parë, Aeroporti i Berlinit apo fabrika e re gjigante e Teslas?/DW

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07