“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e Harry dhe Meghan Markle
07/03/2021 19:56

Sonte pas mesnatës me orën e Evropës, nipi i Mbretëreshës së Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle pritet që në intervistën e dhënë për Oprah Winfrey të shkaktojnë tërmet në imazhin e familjes mbretërore angleze. Intervista e Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle dhënë në Oprah Winfrey të stacionit televiziv amerikan CBS i cili do të transmetohet pas mesnatës me orën e Evropës dhe nga mbi 75 stacione televizive në mbarë botën, pritet të jetë takimi televiziv ndoshta i dekadës për nga përmbajtja shokuese e atyre që pritet të thuhen, për c’ka ndodh brenda familjes mbretërore angleze, ku ka lindur dhe është rritur nipi i Mbretëreshës 94 vjeçare, Elisabet. Intervista është bërë në Kaliforni ku jeton Harry dhe gruaja e tij, e cila nga pasazhet e transmetuara deri më tani të kësaj interviste, bën komente të rënda për mënyrën sic pretendon ajo se është trajtuar dhe dhimbjen e shkaktuar ndaj saj nga anëtarët e kësaj familje mbretërore, të cilës ajo i ka vënë epitetin Firma. Media britanike raporton të dielën se Mbretëresha do e injorojë intervistën shpërthyese të nipit të saj dhe gruas së tij, e cila është cilësuar nga oborri mbretëror si cirk, pasi sipas The Times, Mbretëresha preferon të përqendrohet në çështje më të mëdha me të cilat ndeshet kombi, por edhe në shëndetin e bashkëshortit të saj dhe gjyshit të princit, i cili ndodhet prej 20 ditësh në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Zyrtarët e Pallatit e kanë akuzuar çiftin se i kanë hapur “luftë” familjes mbretërore dhe kanë paralajmëruar se do kundërpërgjigjen. Monarkia angleze me një histori 1200 vjeçare dhe 61 monarkë deri më sot, mbetet një nga institucionet më të vjetra dhe mbijetuese në historinë botërore dhe sipas historianëve të saj, kjo intervistë do mbesë një episod i pakëndshëm edhe pse sulmi ndaj saj vjen nga një pjesëtar i rëndësishëm si vëllai, bashkë me gruan e tij të Mbretit të ardhshëm të Anglisë, Princit Uilliam, njëri nga dy djemtë dhe më të madhit të princeshës së ndjerë Diana, e cila edhe ajo sulmoi afro dy dekada më parë familjen mbretërore.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11