Të Pasurit | Superjahtet e ëndrrave/’Shtëpitë’ lundruese të të pasurve në kohe pandemie | Top News
11/12/2021 17:15

Superjahtet Kemi folur për miliarderë, liderë shtetesh të pasur, biznesmenë, aventurierë, kështjella e qytete të arta, e tani, do të flasim edhe për superjahte. Nga ata vetëm 23 metra të gjatë e deri tek gjigandë prej mbi 100 metrash gjatësi. Nga ata që kushtojnë disa miliona dollarë e deri tek ata që kushtojnë qindra e miliona dollarë. Numri i superjahteve që po ndërtohen në kantiere të ndryshme të botës, sic u raportua pak ditë më parë, është më i larti i regjistruar ndonjëherë. Porositë për jahte janë shtuar më shumë se në cdo kohë. e kjo pasi super të pasurit e kanë kuptuar se kjo pandemi që ka mbërthyer botën prej dy vitesh tashmë, na ka ndryshuar thelbësisht. E ku më mirë se në një jaht luksoz, në mes të peisazheve mahnitëse e brigjeve fantastike, mund të ndjehesh i sigurt, i pacënuar nga virusi, i parrezikuar prej tij. Numri i superjahteve qe po ndertohen aktualisht është më i larti në histori ndërsa të pasurit e botës shpalosin pasuritë e tyre të pas pandemisë. Këtë vit, është regjistruar 25 për qind rritje në porositë për superjahte, me një rekord prej 1200 anijesh të porositura, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm prej 1008 porosish në 2009-ën. Porositë për barka më të vogla, me përmasa nga 24 metra deri në 30 metra, kanë udhëhequr këtë rritje me më shumë se 400 porosi, një rritje prej 30.5 për qindësh në vit. Ndërsa porositë e superjahteve, sic klasifikohen barkat e luksit me një gjatësi totale prej më shumë se 24 metrash, janë rritur po ashtu me 28 perëind në kategorinë 30-45 metra dhe 10.5 për qind në atë të mbi 100 metrave. Britania e madhe renditet e pesta me më shumë porosi, 81 të tilla, me secilën që kushton rreth 28.2 milionë dollarë, por Italia kryeson tabelën me 523 porosi. Kryeredaktori i Boat International, Stjuart Kampbell thotë: rekordet po shnjojnë industrinë e superjahteve...sektori i superjahteve të vogla është në flakë, me më sjumë linja prodhimi të shitura në vitet e fundit. Por, ka edhe një rritje të ndërtimit të barkave shumë të mëdha, si edhe atyre eksploruese, që tregon se edhe një herë tjetër, pronarët e superjahteve po bëhen më shumë aventurierë". Mes porosive të reja ishin 27 superjahte më shumë se 100 metra të gjatë, më i madhi prej të cilëve, REV Ocean, një gjigand 182.9 metra i gjatë që do të jetë edhe më i madhi në botë kur puna të mbarojë në 2024-ën. Jahti përfshin edhe një 'pishinë hënore' që mund të mbajë edhe një nëndetëse dhe që po ndërtohet nga miliarderi norvegjez, Kjell Inge Rokke për kërkime oqeanike. REV Ocean është projektuar nga Espen Oino, me një interior nga H2 Yacht Design. Ai fillimisht duhej të ishte një superjaht 140 metra i gjatë, me disa elementë kërkimorë, por gjatë procesit të projektimit u rrit në përmasa dhe u shndërrua në një anije kërkimi dhe ekspeditash, me një pamje prej jahti dhe me standarte të larta komforti dhe dizajni, përfshirë edhe ambjente luksoze. Kontrata për ndërtimin e tij u nënshkrua në 2017-ën, dhe pritej që anija të dorëzohej në 2021. por më 17 qershor të këtij viti u deklarua se dorëzimi ishte shtyrë për të paktën në 2024-ën. Trupi i anijes ëhstë ndërtuar dhe pajisur me sistemin e propolsionit Diesel-Elektrik, në Tulcea të Rumanisë. Më pas ajo u nis drejt Brattvagut në Norvegji, ku aktualisht po pajiset me më shumë teknologji. Sidoqoftë, dora e fundit planifikohet ti jepet asaj në Lloyd Ëerft, në Bremerhaven të Gjermanisë.

Të Pasurit | Mohammed bin Zayed | Presidenti i ri i Emirateve dhe lidhja me Shqipërinë | Top News
28/05 17:15
Të Pasurit | Gazprom, arma në duart e Putin | Si e përgatiti terrenin për pushtimin e Ukrainës? | Top News
14/05 17:15
Të Pasurit | Twitteri, ‘vdekjeprurës’!? | Në duart e Elon Musk…bota e shqetësuar | Top News
07/05 17:15
Të Pasurit | Kush po i vret oligarkët | 6 miliarderë rusë ‘vranë veten’ nga fillimi i 2022| Top News
30/04 17:15
Të Pasurit | Fëmijët e Kremlinit | Mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’ për perëndimin…| Top News
23/04 17:15
Të Pasurit | Miliarderë në kohë lufte | ‘Surprizat’ e klasifikimit të Forbes për 2022 | Top News
09/04 18:24
Të Pasurit | ‘Zotërit’ e luftës | Kush po pasurohet nga ‘çmenduria’ e Putinit? | Top News
03/04 13:00
Të Pasurit | Volodymyr Zelensky | Aktori që u bë President… në rolin e jetës së tij | Top News
19/03 17:15
Të Pasurit | Perandoria që po shembet…! | Kohë të vështira për oligarkët rusë | Top News
05/03 17:15
Të Pasurit | ‘Padronët’ e Kazakistanit | Miliardat të sigurta në Londër kur vendi digjej | Top News
12/02 17:15
Të Pasurit | Një diamant, përjetë… | Të pabesueshëm, mahnitës, me çmime të çmendura… | Top News
29/01 17:15
Të Pasurit | Më i pasuri mes mbretërve| 40 miliardë USD dhe një harem konkubinash nga pas | Top News
22/01 17:15
Të Pasurit | ‘Neom’, qyteti 500 mld USD | Taksi fluturuese, robotë dhe hënë artificiale | Top News
15/01 17:15
Të Pasurit | Sundimtari i Dubait | Divorci më i kushtueshëm në histori i Sheikut Mohammed | Top News
25/12 17:15
Të Pasurit | Personi i vitit 2021 | Elon Musk, njeriu që do Tokën e do na dhurojë Marsin | Top News
18/12 17:15
Të Pasurit | Superjahtet e ëndrrave/’Shtëpitë’ lundruese të të pasurve në kohe pandemie | Top News
11/12 17:15
Të Pasurit | Andrew, princi i skandaleve! | I preferuari i mbretëreshës Elizabetë | Top News
27/11 17:15
Të Pasurit | Miliarderët e fshehtë | Kush janë super të pasurit që ‘nuk i njohim’? | Top News
20/11 17:15
Të Pasurit | Cristiano Ronaldo | Futbollisti me ‘këmbën e artë’ që vlen 1 miliard USD | Top News
15/11 17:00
Të Pasurit | Silvio Berlusconi | Perëndimi i Kavaljerit, çfarë mbetet pas…? | Top News
06/11 17:15