Të Pasurit | Më i pasuri mes mbretërve| 40 miliardë USD dhe një harem konkubinash nga pas | Top News
22/01/2022 17:15

Një pasuri enigmatike prej 40 miliardë dollarësh, një harem prej 20 ushtaresh femra dhe një kone që u bë shef i forcave ajrore – Për kë po flasim, mund të pyesni me të drejtë. Po flasim për mbretin e tajlandës Maha Vajiralongkorn, ose Mbretin Rama, sic quhet shpesh. Atë e ndjek një shpurë prej 100 personash, mes të cilëve një harem prej më shumë se 20 femrash, me disa prej të cilave ai del edhe për shëtitje me bicikletë. Bicikleta, marrëdhënie seksuale, dhe ushqim. Ai bën vetëm këto tre gjëra – thotë një njohës për revistën Economist. Por edhe fluturon.. Në mars të 2020-ës, mediat gjermane shkruanin se ai përshkonte vendin me avionin e tij Boeing 737, duke u ulur shpesh nëpër aeroporte pa dalë fare nga avioni, thjeshtë vetëm për sport... Në prill, u raportua se ai fluturoi për 11 mijë milje nga Mynihu në Bangkok dhe kthim vetëm për një vizitë 20 orëshe. Në qershor të 2018-ës, u bë e ditur se byroja e pronave të Tajlandës kishte transferuar të gjithë portofolin e saj, asete mbretërore me vlerë dhjetëra e miliarda dollarë që për më shumë se 80 vite ishin në emër të monarkisë dhe vendit, në duart e mbretit të ri, Maha Vajiralongkorn. Kjo ishte një lëvizje e jashtëzakonshme, pasi portofoli mbretëror i Tajlandës vlerësohet se vlen më shumë se 40 miliardë dollarë. përvec një morie pronash të paluajtshme në Bangkok mbreti ka tani aksione në kompaninë më të madhe industriale të mbretërisë, Siam Cement Group, dhe një nga huadhënësit më të mëdhenj të saj, Siam Commercial Bank. Transferimi i pronësisë nga byroja tek mbreti, e konfirmon këtë të fundit si një nga monarkët më të pasur në botë. Kufizimet strikte mbi atë që mund dhe nuk mund të thuhet për familjen mbretërore të Tajlandës, mbi të gjitha një ligj lèse majesté që mban një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për thënien apo shkrimin e gjithckaje që mund të konsiderohet si një fyerje, do të thotë që transferimi i pronësisë thuajse kaloi pa u raportuar. Askush, përfshirë Financial Times, nuk pyeti pse duhej bërë kjo dhe as nuk ngriti shqetësime për përqendrimin e fuqisë financiare në shefin aktual të shtetit në Tajlandë. Por, dy vite më vonë, në mesin e një vale protestash mbarëkombëtare, taljandezët thyen heshtjen e tyre për pasurinë e mbretit asokohe 68 vjecar dhe buxhetet e ekzagjeruara publike që shijonin institucionet mbretërore. Studentët protestues, pyesnin përse fondet publike i dorëzoheshin në duar një mbreti që kalonte më shumë kohë në Gjermani se në Tajlandë, një cështje kjo që shumë media tajlandeze evitonin ta përmendnin po ashtu.

Të Pasurit | Mohammed bin Zayed | Presidenti i ri i Emirateve dhe lidhja me Shqipërinë | Top News
28/05 17:15
Të Pasurit | Gazprom, arma në duart e Putin | Si e përgatiti terrenin për pushtimin e Ukrainës? | Top News
14/05 17:15
Të Pasurit | Twitteri, ‘vdekjeprurës’!? | Në duart e Elon Musk…bota e shqetësuar | Top News
07/05 17:15
Të Pasurit | Kush po i vret oligarkët | 6 miliarderë rusë ‘vranë veten’ nga fillimi i 2022| Top News
30/04 17:15
Të Pasurit | Fëmijët e Kremlinit | Mes ‘dashurisë dhe urrejtjes’ për perëndimin…| Top News
23/04 17:15
Të Pasurit | Miliarderë në kohë lufte | ‘Surprizat’ e klasifikimit të Forbes për 2022 | Top News
09/04 18:24
Të Pasurit | ‘Zotërit’ e luftës | Kush po pasurohet nga ‘çmenduria’ e Putinit? | Top News
03/04 13:00
Të Pasurit | Volodymyr Zelensky | Aktori që u bë President… në rolin e jetës së tij | Top News
19/03 17:15
Të Pasurit | Perandoria që po shembet…! | Kohë të vështira për oligarkët rusë | Top News
05/03 17:15
Të Pasurit | ‘Padronët’ e Kazakistanit | Miliardat të sigurta në Londër kur vendi digjej | Top News
12/02 17:15
Të Pasurit | Një diamant, përjetë… | Të pabesueshëm, mahnitës, me çmime të çmendura… | Top News
29/01 17:15
Të Pasurit | Më i pasuri mes mbretërve| 40 miliardë USD dhe një harem konkubinash nga pas | Top News
22/01 17:15
Të Pasurit | ‘Neom’, qyteti 500 mld USD | Taksi fluturuese, robotë dhe hënë artificiale | Top News
15/01 17:15
Të Pasurit | Sundimtari i Dubait | Divorci më i kushtueshëm në histori i Sheikut Mohammed | Top News
25/12 17:15
Të Pasurit | Personi i vitit 2021 | Elon Musk, njeriu që do Tokën e do na dhurojë Marsin | Top News
18/12 17:15
Të Pasurit | Superjahtet e ëndrrave/’Shtëpitë’ lundruese të të pasurve në kohe pandemie | Top News
11/12 17:15
Të Pasurit | Andrew, princi i skandaleve! | I preferuari i mbretëreshës Elizabetë | Top News
27/11 17:15
Të Pasurit | Miliarderët e fshehtë | Kush janë super të pasurit që ‘nuk i njohim’? | Top News
20/11 17:15
Të Pasurit | Cristiano Ronaldo | Futbollisti me ‘këmbën e artë’ që vlen 1 miliard USD | Top News
15/11 17:00
Të Pasurit | Silvio Berlusconi | Perëndimi i Kavaljerit, çfarë mbetet pas…? | Top News
06/11 17:15