Të Pasurit | Mohammed bin Salman | Ngritja e një princi saudit, diktator apo reformator | Top News
29/05/2021 17:15

Me mijëra princa dhe një pasuri kolektive që vlerësohet se shkon deri në 2 trilionë dollarë, anëtarët e familjes mbretërore saudite mund të jenë aristokratët më të fuqishëm në botë. Al Saudët, rrjedhin nga sundimtarët e viteve 1700, por familja moderne rrjedh nga Abdul Aziz Bin Abdul Rahman bin Faisal, i njohur në perëndim si Ibn Saud, që themeloi mbretërinë e Arabisë saudite dhe sundoi nga viti 1902 deri në 1953. Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, në 2018, që CIA thotë se është urdhëruar nga princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman, e ka vënë një nga familjet më të pasura në botë, në shënjestër të polemikave edhe një herë tjetër. Familja mbretërore e arabisë saudite përfshin rreth 15 mijë anëtarë, përfshirë 4 mijë princa që shërbejnë në një numër pozicionesh qeveritare, në krye të bizneseve dhe në organet këshilluese. Mbreti aktual, Salman, është djali i gjashtë i Ibn Saud, dhe erdhi në pushtet në 2015. Ai ka qenë kryesisht një tradicionalist, kundërshton vendosjen e demokracisë dhe refuzon të heqë dorë nga dënimet e rënda përfshirë dënimet me burg dhe rrahjen me kamzhik për blasfemi.