Të Pasurit | Michael Bloomberg | Miliarderi që kërkoi të bëhej president | Top News
05/06/2021 17:15

Që kur ishte një fëmijë që po rritej në Medford, të Masacusets, një qytezë e vogël afër Bostonit, në kufi të kozmopolitanizmit, Majkëll Bloomberg kishte premisat e komandantit. “ai donte të ishte bosi në cfarëdolloj gjëje që ne bënim” do të tregonte nëna e tij, tashmë e ndjerë, Sharlota, në një biografi të tij, në 2009. “Ai donte të drejtonte gjithcka”. Tani, në moshën 78 vjecare, Bloomberg është pa diskutim, bosi I shumë gjërave, shefi ekzekutiv I një kompanie të madhe të dhënash financiare, ish kryebashkiak I qytetit me më shumë banorë të amerikës, shefi I grupit kombëtar të kontrollit të armëve, themeluesi I një shërbimi lajmesh që mban emrin e tij etj. Spekulimet nëse miliarderi teknokrat do të kandidonte një ditë për presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës, janë dëgjuar që kur ai hyri në politikë në 2001, kur edhe fitoi garën për kryebashkiakun e Nju Jorkut, si një republican.