Ka ndodhur dhe ndaj mund të ndodhë sërish... ky është thelbi i gjithë asaj cka mund të themi. Primo Levi i kthehet Lagerit nazist për ta analizuar jo si një fakt të kryer tashmë, një ngjarje të paparashikuar apo si një aksident të historisë por si një ngjarje shembullore përmes së cilës mund të kuptojmë deri ku mund të arrijë njeriu në rolin e xhelatit dhe në atë të viktimës. -Nuk është vend për single- Në Belvedere në Kianti, një qytezë që shtrihet në kodrat e Toskanës, ku ka ullinj dhe vreshta me bollëk nuk kanë mbetur më as gjurmët. E gjithë kodrina duket se është kthyer në një fazë fermentimi. Kështu nis komedinë e saj romantike, ‘Nuk është vend për single’, shkrimtarja e re italiane Felicia Kingsley.