Në Rrugën e re të Mëndafshit, si projekti prestigjoz i Kinës po shfaqen të çara. I nisur në vitin 2015, si projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u prit mirë nga vendet e interesuara të përfitonin nga globalizimi kinez. Që nga ajo kohë qëndrimi ndaj Kinës është ashpërsuar, veçanërisht në disa vende demokratike. Entuziazmi ndërkombëtar për projektin e preferuar të Xi-së ra kur u fol për 1 milionë ujgurët që mbahen në kampet e riedukimit dhe për punëtorët me punë të detyruar në Xinjiang, kur filloi të pyetet seriozisht për mënyrën se si e trajton Kina koronavirusin dhe origjinën e tij, dhe kur u panë përpjekjet e Pekinit për të minuar demokracinë në Hong Kong.