Pasionin e saj për kërcimin, Ariadna Hafez vendosi ta shkrijë me dashurinë që ka për ujin, duke realizuar një tango në 10 metra thellësi. Miliona vetë e kanë parë deri tani në internet klipin e saj tre minutësh, të pagëzuar "Tang'O" ku spanjollja, e veshur në të bardhë e te zezë bën lëvizje aq të hirshme, sa duket sikur fakti që është e rrethuar nga uji, nuk e pengon aspak harmoninë e kërcimit të saj.