Një grup mjekësor në Romë po u mëson qenve nuhatës të njohin erën e mostrave të Covid-19, me shpresën e përdorimit të kafshëve në formë testesh në të ardhmen. Projekti i Universitetit Bio-Mjekësor ka si synim trajnimin e qenve për njohjen e sëmundjes te djersa njerëzore. Studime të ngjashme po kryhen dhe në Finlandë, Gjermani, Francë e Emiratet e Bashkuara Arabe.