Emigrantët kanë nisur të vërshojnë sërish drejt Europës. Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO) njoftoi se vetëm gjatë muajit korrik, numri i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet europiane, u rrit me 26%. Gjatë këtij muaji, siç sqaroi kjo zyrë, azilin e kanë pretenduar gati 63.000 vetë.