Shtëpia, qendra e festës/ Mënyrat e reja për të bërë biznes edhe në kushtet e izolimit
31/12/2020 15:33

Përtej vështirësive, ky vit i ka fokusuar njerëzit te detajet. Të gjithë do të festojnë në shtëpi në ambientet e familjes, pranë njëri-tjetrit dhe do të kujtojnë ditët e vështira që ky vit solli për të gjithë, por pavarësisht të gjithave porositë për festat janë përqendruar te detajet. “Në fakt të gjithë kanë pasur vështirësi, disa kanë humbur njerëzit e tyre, disa kanë kaluar ditë të tëra në spitale, disa kanë humbur lidhjet me biznesin dhe disa kanë falimentuar. Por ishte viti i vetëm mund të them që na marrin në telefon dhe na kërkojnë t’u rregullojmë shtëpinë ose tavolinën festive. Është e çuditshme sepse në fundviti dilnim në lokale për të dekoruar e festuar ndërsa tani festa është zhvendosur brenda te familja”, shprehet Ollga Paguna, organizatore eventesh. Besohet se fokusi te dekori, dritat, ndryshimi i rutinës edhe brenda banesës janë në gjendje të na largojnë nga e zakonshmja e të na bëjnë më të lumtur Ky vit solli ide kreative që u materializuan që me riciklimin dhe dekorimin e objekteve të vjetra deri te personalizimi elegant i dhuratave. “Mendova të bëj globe të personalizuara siç ju thashë të punuara në dorë. Është një top i thjeshtë i mbetur nga viti i kaluar, të cilin do ta vesh me velvet të ngjyrave të ndryshme sipas kërkesave të klientëve. Për ta bërë më të veçantë gratë gjirokastrite ma kanë qëndisur materialin në makinat e qëndisjes” Ollga që ka pasur vit pas viti mundësi të përballet me sjelljen dhe kërkesat e veçanta të njerëzve për festat beson se ky vit na ka sjellë më afër, na ka bërë të çmojmë çdo ditë atë që kemi dhe jetojmë e të mos harrohemi aq shumë në plane afatgjata. “Meqenëse po dëgjojmë e po jetojmë shumë unë them se çdo vështirësi vjen që të na provojë sa të fortë jemi, sa besim kemi në vetvete, sa besim kemi tek Zoti, tek njëri-tjetri, prandaj le të shijojmë atë që kemi tani, familjen që është gjëja më e çmuar”.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42