Admir Banaj është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Emri i zotit Banaj u bë i njohur këtë fillim viti, kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit pakistanez Zafar Ansar.