Pas tensioneve në seancën plenare të 29 tetorit, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për masa disiplinore ndaj Sali Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës. Socialistët kërkojnë përjashtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për 10 ditë, si dhe i gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare.