Në kohën që qytetarët e thirrur nga PD dhe studentët kishin nisur grumbullimin për nisjen e protestës kombëtare të kësaj të shtune, Kryeministri Edi Rama prezantoi risitë e Diellës dhe shërbimet që ofron, sipas tij, për një administratë shtetërore më moderne, efikase dhe më pranë qytetarëve.