SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët
08/11/2019 20:34

Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë – që mbrohen nga forcat e SHBA-së – do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit. “Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t’i shkojnë SDF-së”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët. Qëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë “aftësinë për të punuar në ndërtimin e forcës së tyre në fushatën për zhdukjen e ISIS-it”, shtoi Hoffman, duke përdorur një emër alternativ për grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS). “Kështu po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta”, ka thënë ai. SDF-ja ka qenë një aleat kryesor dhe ka marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk. Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës në vitin 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në vend dhe jashtë tij. “Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai. Turqia nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria verilindore. Trump mori kritika për këtë vendim, pasi ai u pa si një “tradhëti” ndaj aleatëve kurdë. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të IS-is./rel

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB