Rruga merr emrin e ish sportistit Muhamet Malo, Veliaj: Njeriu që i dha kaq shumë sportit
27/12/2020 14:46

Rruga që lidh “Medresenë” me “Unazën” në Tiranë do të mbajë emrin e Muhamet Malos, ish sportist dhe themelues i një prej televizioneve të para në vend, Telesport. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi bashkëshortes së të ndjerit, në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës. Veliaj tha se Malo mbahet mend si njeriu që i dha aq shumë sportit, sipërmarrjes, filantropisë dhe mbështeti gazetarët e rinj. “Ai nuk është më mes nesh, prandaj rruga nga ‘Medreseja’ deri tek ‘Unaza’ do të mbajë emrin e tij, si një kujtesë për qytetin dhe për ata që ndoshta nuk kanë qenë bashkëkohës të Metit, por që duan të kujtojnë më të mirën e qytetit tonë, njerëzit më bujarë, me zemrën më të madhe, më guximtarët, të cilët ndonjëherë bëjnë çudira që ne nuk i mendonim kurrë, siç ishte Teleferiku, apo për të qenë pionierët e parë në media atëherë kur mendohej që s’kishte hapësirë për të promovuar gazetarët e rinj”, tha Veliaj. Ai shtoi se humanisti Malo, me guximin e tij, ka nxitur mjaft të rinj e të reja që të synojnë sa më lart. “Kush rrezikon, kush guxon, bën mrekullira. Më vjen mirë që përtej mrekullive që bëri Meti, të kemi edhe këtë rrugë për të na kujtuar gjithmonë emrin e tij të mirë”, nënvizoi Veliaj. Muhamet Malo, i cili ndërroi jetë më 6 Mars të vitit 2017, njihet si humanist me kontribut në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar.

Top Channel/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni protestën!
02/07 23:26
Top Channel/ Rama e thotë për DW: Nuk dorëhiqem! Protesta nuk e ka thyer besimin në vend
02/07 23:25
Top Channel/ “Lironi çunat”! Protestuesit sulmojnë policinë edhe te Kryeministria
02/07 23:25
Top Channel/ Arrestohen 4 policë në Shkodër, zbulohen shkeljet
02/07 23:24
Top Channel/ “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit nisin marshimin, qytetari: Drejt komisariatit nr. 3
02/07 22:59
Top News- Protestat, Ibrahimaj në Breaking: Të hapur për dialog, nuk ka nevojë për dhunë
02/07 22:36
Top Channel/ “Rama burg, Berisha burg”, protestuesit nisin marshimin të gjithë në kor: Lironi çunat
02/07 22:09
Top Channel/ “Mbro popullin, zbato ligjin”, ish-oficeri i Policisë në protestë: Do të mbetesh në…
02/07 21:46
Top Channel/ “Policia ndërhyri me dhunë”, protestuesit poshtë zyrës së Ramës: Nuk do ndalemi deri…
02/07 21:46
Top Channel/ “Mos harxhoni vezë dhe miell, hidhni mbeturina”, protestuesit kërkojnë lirimin e çunave
02/07 21:45
Top News- Katër policë në prangat e AMP, ndalimet pas arratisjes së Hasan Verracakut nga banesa
02/07 21:37
Top News- Policët e plagosur gjatë protestës, Lamallari: Vandalët do të vihen para drejtësisë
02/07 20:45
Top News- “Protesta kuptimplotë për Shqipërinë”, Rama për DW: Dorëheqja nuk është opsion!
02/07 20:44
Top Channel/ Paradite dhunë, pasdite marshim! Qytetarët mblidhen në protestën e 33
02/07 20:14
Top Channel/ Gara për kryeprokurorin, KLP hap procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri
02/07 20:02
Top Channel/Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përmbyset anash rrugës, plagoset rëndë drejtuesi
02/07 20:00
Top News- Makina del nga rruga e përmbyset në kanal, aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë
02/07 19:51
Top Channel/ Protestuesit përzënë deputetët, 13 të arrestuar. Largojnë Balliun, Kaprin e Muçin
02/07 19:38
Top Channel/ Dita e 33-të e protestës, protestuesit nisin grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’
02/07 19:21
Top Channel/ Dhunë dhe policë të plagosur gjatë protestës, çfarë nuk u pa në kamera
02/07 19:18