Grupet e emergjencës kanë nxjerrë nga uji tragetin e mbytur për të kërkuar për trupa viktimash, pasi 26 njerëz u vranë nga përplasja e tragetit të vogël të tejmbushur me 50 pasagjerë, me një barkë të tjetër në qendër të Bangladesh. Anija u nxorr nga ujërat e ndotura të lumit Shitalakshya në zonën e Narayanganj teksa qindra vëzhgues dhe familjarë të vitimave shikonin nga bregu.