Krahas axhendës elektorale në Shqipëri, Edi Rama ka nisur të projektojë urat e bashkëpunimit me disa vënde europiane për të fituar mbështetjen e tyre, nëse vota e shqiptarëve do t'i besojë atij drejtimin e vëndit. Në funksion të këtij synimi, gjatë qëndrimit në Vjenë, Rama ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punës Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudolf Hundsdorfer.