Kryeministri Rama në Gjirokastër ka parë projektin për ndërtimin e parkimit nëntokësot në zonën e sheshit qendror. Ai tha se zemra e Gjirokastrës kthehet në një hapësirë këmbësore, brenda së cilës garantohet parkimi i mjeteve, çka garanton jo vetëm lëvizjen e lirë në të gjithë zonën historike të qytetit të gurtë, por i jep frymëmarrje edhe bizneseve. Më herët ishte në Përmet ku tregoi se investitorë arabë kishin interes për të investuar për agroturizmin në këtë zonë.